Ekonomi

Muharremi kritikon qeverinë për menaxhimin e ekonomisë: Inflacioni dhe varfëria kanë shkuar në qiell

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 10 April 2026

Eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër ndaj menaxhimit të ekonomisë në vend, duke theksuar se situata aktuale është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të gabuara qeveritare.

Sipas tij, “inflacioni, çmimet dhe varfëria ju kanë shkuar në qiell, kryesisht nga keqmenaxhimi i ekonomisë, energjisë, naftës dhe armiqësia ndaj sektorit privat dhe bizneseve”.

Ai ka kritikuar edhe deklaratat e zyrtarëve qeveritarë, duke thënë se “dalin lloj-lloj ministra dhe nuk ju vjen marre për dëmet afatgjata që i kanë shkaktuar, ndërsa flasin pallavra në foltoren e Kuvendit duke pretenduar se ekonomia po lulëzon”.

-Advertisement-

Muharremi ka ngritur edhe pyetje për qasjen e institucioneve ndaj realitetit ekonomik, duke deklaruar: “A lexojnë këta të dhënat socio-ekonomike? A u besojnë statistikave të institucioneve që vetë i drejtojnë? A shkojnë ndonjëherë në market, a blejnë naftë e produkte bazë të jetesës?”.

Duke iu referuar shifrave, ai ka theksuar se “me këto vlera të inflacionit, rreth 6.7% mesatare dhe deri në 43% në sektorë të caktuar për muajin mars 2026, nuk besoj që mund të ketë një drejtim më të keq të ekonomisë se ky”.

Sipas Muharremit, problemet nuk kufizohen vetëm në ekonomi, por edhe në menaxhimin e sektorëve strategjikë. “Kjo qeveri është ndër më të dobëtat historikisht në menaxhimin e ekonomisë, por edhe e dëmshme në menaxhimin e energjisë dhe naftës si resurse kyçe”, ka theksuar ai.

Në fund, ai ka shtuar se “kemi pasur qeveri të ndryshme me afera, por kaq të dëmshme për ekonominë dhe sektorin privat nuk kemi pasur kurrë”./Gazeta Infokus 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy