Lajme

Muaji kundër kancerit të gjirit, Haxhiu: Parandaloje, ekzaminohu me kohë, lufto për jetën

Autori: Gazeta inFokus 16:44 | 28 October 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë në marshin tradicional kundër kancerit të gjirit, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se solidarizimi me gratë që sfidohen nga kanceri i gjirit dhe sensibilizimi me të gjitha gratë tjera, është arma më e fortë me të cilën mund t’i bëjmë ballë rrezikut nga kjo sëmundje.

“Në përkrahje të grave me kancer të gjirit, me përkushtim që të shpërndajmë sensibilizimin rreth rreziqeve që sjell kjo sëmundje.

-Advertisement-

Solidarizimi me gratë që sfidohen nga kjo sëmundje dhe sensibilizimi me të gjitha gratë tjera, është arma më e fortë me të cilën mund t’i bëjmë ballë rrezikut nga kanceri i gjirit.

Parandaloje, ekzaminohu me kohë, lufto për jetën!”, ka shkruar Haxhiu krahas fotografive te publikuara nga marshi.

Pjesë e marshit ishin edhe kryeministri, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera