Lajme

Mrekulli rekord, 42-vjeçarja shpëtohet pas 222 orësh nën rrënojat e tërmetit

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 15 February 2023

Në ditën e dhjetë të tërmetit tragjik të Turqisë ndodhi një mrekulli, pasi u shpëtua një jetë.

Pas 222 orësh nën rrënojat e qytetit të Kahramanmaraş, ekipi i kërkim shpëtimit arriti të nxjerrë të gjallë një 42-vjeçare.

“‘Ndihmë’, erdhi një zë nga brenda. Na u prenë këmbët, na rrëmbeu gëzimi. Ishte person që ne po kërkonim. Ishte e shëndetshme. Nuk gjej fjalë për të thënë”, tha dikush nga ekipi që bënë të mundur shpëtimin e Melike İmamoğlu.

-Advertisement-

Ndërsa motra e saj ka rrëfyer momentet gjatë përpjekjeve të shpëtimit: “Ata menduan se ajo donte ujë, por ajo po fliste për vajzën e saj”.

Mësohet se 42-vjeçarja u dërgua në spital dhe ishte në vetëdije.

Një tjetër shpëtim u krye pas 212 orësh, ku 77-vjeçarja Fatma Güngör u nxor nga rrënojat dhe i mbijetoi tërmetit të Turqisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera