Lajme

Mrekulli e re në Turqi: Një 13-vjeçar shpëtohet pas 128 orëve nën rrënoja

Autori: Gazeta inFokus 13:55 | 11 February 2023

Në orën e 128-të të qëndrimit nën rrënoja, punëtorët e kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar një djalë 13-vjeçar nga rrënojat në Antakya të Turqisë.

Ekipet e shpëtimit zbuluan se në lagjen Odabashi, një fëmijë ishte gjallë. Shumë ekipe, përfshirë Shoqatën e Vullnetarëve për Fatkeqësi, e shtuan punën në zonë.

Punëtorët hapën një korridor dhe arritën te vendi ku ndodhej djali i quajtur Arda Can Ovun. Ai u tërhoq nga rrënojat me një barelë dhe u dërguar në spital për ekzaminim shëndetësor, raporton telelvizioni “Gunes TV”.

-Advertisement-

Lajmin për shpëtimin e adoleshentit e raportoi edhe televizioni britanik, BBC.

Merret vesh se i riu është në gjendje të mirë shëndetësore. Punëtorët e ekipeve të shpëtimit i premtuan atij një fanellë.

Zëvendësdrejtori i Shoqatës së Vullnetarëve për Fatkeqësi, Ali Samet Ozkurt, tha se punëtorët ishin duke kërkuar nën rrënoja nga dita e djeshme, duke shtuar se u nevojitën tri orë për të arritur deri te djali, pasi ia kishin dëgjuar zërin.

“Kishte biseda shumë emocionale brenda. Ai ishte një vëlla nga Beshiktashi. Ia premtuam një fanellë. Shpresojmë që ta dërgojmë në spital në mënyrë të sigurt. I kemi marrë të dhënat e kontaktit nga familja. Do të vazhdojmë që të flasim me të. Ai është biri ynë tani”- shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera