Sport

Mposhti Argjentinën në Botëror, tërhiqet trajneri i kombëtares

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 29 March 2023

Pas katër viteve në drejtimin e Arabisë Saudite, Herve Renard e mbyll kapitullin në stolin e kombëtares arabe. Tekniku francez mund të konsiderohet i suksesshëm pasi udhëhoqi Arabinë Saudite në Kupën e Botës në Katar, teksa bëri mjaft bujë fitorja në ndeshjen e parë të grupit ndaj Argjentinës që më pas u shpall kampione.

Tashmë që Renard mbylli impenjimin me kombëtaren arabe pritet që të marrë drejtimin e kombëtares së femrave të Francës. Një detyrë që i ishte ofruar më parë edhe Thierry Henry me legjendën franceze që e refuzoi.

Për Renard nis një epokë e re, teksa në të kaluarën 54-vjeçari ka drejtuar edhe kombëtaret e Marokut, Zambias, Angolës apo edhe Bregut të Fildishtë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera