Lajme

MPB-ja hap konkurs pune për 50 persona pa fakultet dhe përvojë

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 09 August 2022

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një konkurs për 50 vende të lira në pozitën ‘Zyrtar administrativ’.

Sipas njoftimit tw MPB-sw, kwtyre personave u kërkohet vetëm diploma e shkollës së mesme dhe shkathtësitë kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel, Power Point).

Për këtë pozitë e cila paguhet 423.85 Euro bruto nuk kërkohet përvojë paraprake.

-Advertisement-

Konkursi është hapur më 4 gusht dhe do të mbyllet më 11 gusht ku sipas konkursit, të pranuarit për këtë pozitë do të punojnë në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Komunat Kosovës.

Të njëjtit do të pajisen me kontratë një-vjeçare.

Disa prej kërkesave të cilat duhet t’i plotësojnë kandidatët është që të kenë njohuri bazike sipas fushës të arsimit përkatës, njohuri lidhur me procedurat standarde administrative/teknike në një fushë të caktuar, aftësi për të punuar në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara si dhe njohja e njërës prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës (me shkrim dhe me gojë) është e domosdoshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera