Rozë

Mozzik me ish-ushtar të UÇK-së i ngjitet majës së Jezercës

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 26 July 2020

Mozzik po e kalon vikendin nën shoqërinë e isht luftëtarëve dhe fëmijëve të dëshmorëve.

Mozzik sot ka shfrytëzuar ditën e tij duke bërë ‘hiking’ në majën e Jezercës, ku ishte shoqëruar nga ish-ushtari i UÇK-së Elmi Reçicën, shkruan lajmi.net.

Reperi ka publikuar një video nga ngjitja në majë ku shihet së bashku me shoqëruesit duke kënduar këngë ushtarake gjatë kohës së luftës.

-Advertisement-

“Sot (e diel) nga orët e herëta të mëngjesit morëm rrugën për në Jezercën legjendare, së bashku me Çlirimtarin Petritin (Elmi Reçica) dhe shumë luftëtarë tjerë, na u bashkuan edhe djem e vajza dëshmorësh!”.

“Tri shkronjat që e pasqyrojnë shtetin tonë dhe pavarësinë tonë quhet UÇK! Vargjet që kanë kënduar në vitet e 98-ta luftëtarët, sot i rifreskuam dhe i këndova me plot ndjenja dhe emocione!”.

“Plot tregime e ngjarje na treguan secili që ka përjetuar diçka në këtë zonë. Ditë e mirë me njerëz të mirë në vend të mirë!”.

“Rrënoftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ishin fjalët e Mozzik.

https://www.instagram.com/mozzik/?utm_source=ig_embed

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera