Sport

Motra e CR7 zbulon gjestin e madh që portugezi ka bërë për viktimat e zjarrit në Portugali

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 20 October 2017

Motra e Cristiano Ronaldos konfirmon se ylli i futbollit ka paguar shpenzimet mjekësore të njerëzve të lënduar në zjarret shkatërruese në Portugali.

Pop ylli, Katia Aveiro, publikoi një link të një raporti në Facebook, ku tregon bujarin e sulmuesit të Real Madridit.

Ronaldo ka paguar për trajtimin mjekësorë të 370 personave të lënduar nga zjarret në Portugali, transmeton IndeksOnline.

-Advertisement-

Futbollisti poashtu ditë me parë kishte publikuar në Facebook një postim ku thoshte: “Eshte e pamundur të mbetesh indiferent ndaj kësaj tragjedie. Solidaritet me të afërmit dhe miqtë e viktimave. Mbështetje e plotë për zjarrfikësit që rrezikojnë jetën e tyre për të ndihmuar në mënyrën më të mirë të mundshme” .

Zjarri që ndodhi vikendin e kaluar në Portugali, e që erdhi katër muaj pasi vdiqën 64 persona nga po i njejta dukuri, çuan në dorëheqjën e ministrit të Brendshëm të vendit, Constanca Urbana de Sousa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera