Lajme

Moti sot, kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 27 January 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe nesër në vend.

IHMK ka thënë se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të ditës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte parashihet të jetë me kthjellime të pjesëshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius.

-Advertisement-

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë mbi 10m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera