Lajme

Moti për pesë ditë: Ngrica, diell e shi

Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 05 March 2023

Pas ngricave të hënën në mëngjes, java parashihet me mot të butë, vransira e diell. Mundësi edhe për riga lokale shiu ditën e hënë dhe të premte.

5.03.2023 – Mot më i butë parashihet gjatë javës vijuese në vendin tonë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Të hënën në mëngjes do të ketë edhe ngrica, e pasdite mundësi për riga lokale shiu. Riga lokale shiu ka gjasa të ketë edhe ditën e martë, por më të shprehura mund të jenë ditën e premtë.

Qarkullim i mirë ajror parashihet gjatë javës, që edhe mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme. Vetëm në raste kur do të ketë qetësi, orëve të mbrëmjes, vende-vende indeksi kalon në vlera të dobëta.

-Advertisement-

6.03 – Ngrica në mëngjes. Vransira të ndryshueshme ditën, me mundësi për riga lokale shiu.

7.03 – Vransira paradite, e gjatë ditës intervale me diell. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

8.03 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

9.03 – Më ngrohtë, kryesisht me vransira dhe erë.

10.03 – Vransira të ndryshueshme, intervale me diell dhe orëve të pasdites mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat me tendencë të rritjes. Minimalet të hënën zbresin edhe deri në -2C, e më pas në rritje deri në 5C, e ato maksimale shënojnë rritje deri në 14C e 15C ditën e enjte.

Era ndryshon drejtimin nga jugu e jugperëndimi dhe frynë edhe mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme, 7-15m/s.

Shtypja atmosferike zbret lehtazi nën vlera normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera