Lajme

Moti gjatë kësaj jave

Autori: Gazeta inFokus 07:24 | 03 May 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat kryesisht në fillim të kësaj jave parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, derisa mesi i javës parashihet me më pak reshje, duke mos përfshirë gjithë territorin.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius.

-Advertisement-

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera