Lajme

Moti gjatë dy ditëve të ardhshme – reshje shiu e shkarkime rrufesh

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 23 August 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jo stabil.

IHK njofton se parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike.

Indeksi UV do të shënojë vlera mesatare deri të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius.

-Advertisement-

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera