Lajme

Moti, borë dhe ulje temperaturash

Autori: Gazeta inFokus 07:42 | 01 April 2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore.

Sipas institutit, temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1 deri 2 gradë.

Kurse, dita e enjte do të karakterizohet me mot me vranësira të shpërndara dhe më rritje të lehta të temperaturave maksimale.

-Advertisement-

Shtypja atmosferike do të regjistrojë vlera rreth normales, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1 deri 11 m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera