Lajme

Mot i nxehtë, temperaturat deri 37 gradë Celsius

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 24 June 2021

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se sot do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Kjo situatë meteorologjike vjen si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës.

Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit.

-Advertisement-

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera