Fokus

“Mos u kthe prapa, po na ndjekin” – Adelina Ismajli rrëfen për ndjekjen që ia bëri “Grupi Sekiraqa” Triumf Rizës

Autori: Sylejman Sylejmani 19:09 | 12 August 2024

Lidhja e policit të Njësisë Speciale të Kosovës, Triumf Riza, me këngëtaren e famshme, Adelina Ismaili, duket se ishte ngjarja ‘kyçe’, e cila i dha hov konfliktit të Rizës me Enver Sekiraqën.

Kështu thuhet në aktgjykimin e plotë të Gjykatës Themelore të Prishtinës, i cili ka zbardhur dëshmitë e motrave Ismaili, Adelinës, Zanfinës dhe Emës, të cilat i kanë dhënë përgjatë procesit gjyqësor.

Vet Adelina Ismaili, kishte deklaruar se Triumfi në disa raste i ka treguar për problemet që i kishte me “Grupin Sekiraqa”.

-Advertisement-

“T. (Triumfi) kishte ndjenjën se po përcillej dhe si rast specifik ishte kur T.(Triumfi) ishte duke e dërguar tek shtëpia e gjyshes së saj, atë kohë quhej rruga “S.M” dhe këtë e kishte kuptuar në një moment kur T. (Triumfi) i kishte thënë: “mos u kthe prapa, mos provoko, i kemi ata prapa po na ndjekin” dhe ata që po i ndiqnin ishin nga Grupi S. (Grupi Sekiraqa). Ndjekje të tjera kishte edhe te Qafa, mandej në lagjen e T. (Triumfit)”, ka deklaruar në gjykatë Adelina Ismaili.

Dëshmia e saj dhe gjithashtu dëshmitë e dy motrave të tjera Ismaili, Zanfina dhe Ema, kanë qenë të mbyllura për publikun.

Zanfina është ajo që ka dhënë më shumë detaje për njohjen e Adelinës me Triumfin.

“Fillimisht T (Triumfi) së bashku me shokun e tij A.S (Arben Selmani) kanë shkuar në sallon të ondulimit të motrës së saj E (Ema) dhe i kanë thënë a keni nevojë për ndihmë, pasi që të njëjtit ishin informuar se familja e saj kishin probleme me Grupin Sekiraqa, në mënyrë që ata t’i ndihmonin, ndërsa më vonë me ftesën e E (Ema), ata kanë ardhur në banesën e tyre dhe kanë biseduar me A (Adelinën), M dhe E (Emën), ajo ka theksuar se nuk e din se për çka është biseduar por më vonë pas disa takimeve në mes Adelinës dhe Triumfit ka filluar lidhja e tyre. Sa i përket problemeve me Grupin Sekiraqa, ka shtuar se e din që A (Adelina) ka pasur probleme me E.S (Enver Sekiraqën) dhe anëtarët e grupit të tij, ku përpos A (Adelina), edhe M dhe E (Ema) kanë pasur të raportuara raste në polici por askush nuk është dënuar”, ka thënë Zanfina Ismaili.

Një përmbledhje të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Themelore të Prishtinës mund ta ndiqni në linkun më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera