Mos merrni antibiotikë kundër gripit”, Ministria e Shëndetësisë tregon arsyet
Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 16 November 2022
Si pasojë e përdorimit të pakontrolluar të antibiotikëve si dhe blerjes së tyre pa recetë të mjekut, rezistenca antimikrobike është sfidë edhe për shëndetësinë kosovare.
Në vitin 2050 nëse bota vazhdon me trendin e keqpërdorimit në mjekësinë humane dhe veterinere atëherë 10 milionë njerëz parashikohet të vdesin më shumë sesa nga kanceri.
Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë me rastin e shënimit të Javës Botërore të ndërgjegjësimit për rezistencën antimikrobike.
“Përdorni antibiotikët me kujdes, asnjëherë kundër gripit dhe flamës”, “ Mos merrni antibiotikë pa përshkrimin e mjekut”, janë dy nga mesazhet që synohet të përçohen përmes shënimit të kësaj dite.
Ushtruesja e detyrës së Ministritë të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku u shpreh se edhe Kosova po sfidohet sikur e gjithë bota me rezistencë antimikrobike, madje sipas saj Kosova prinë në Evropë për përdorim të ‘ceftiaxone’.
Gexha-Bunjaku theksoi se karshi kësaj dukurie Ministria e Shëndetësisë ka zbatuar dy plane veprimi.
Sipas saj, rezistenca antimikrobike është fuqizuar edhe me nen të veçantë në kuadër të Projektligjit për sëmundje ngjitëse.
“Sot për shkak të keqpërdorimit të tyre njerëzimi po përballet me një kërcënim serioz shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës ndaj antibitoikëve e cila ka sfiduar dobinë e tyre dhe aftësinë tonë për menaxhimin efikas të pacientëve me infeksione të ndryshme… Rezistenca antimikronike është sfidë edhe për shëndetësisë kosovare. Në Kosovë mikroorganizmat indikator të rezistencës janë 2-5 herë më të lartë se sa mesatarja evropiane për të gjithë antibiotikë e krahasuar. Sfidat kryesore të kësaj fushe në vendin tonë janë përdorimi i panevojshëm i antibiotikëve sidomos në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe shtirja në barnatore pa recetë të mjekut. Deri tani MSh ka zbatuar dy plane veprimi për rezistencë antimikrobike… Nga viti 2011 deri në 2018 Kosova ka shënuar ulje të ndjeshme në konsumin total të antibiotike prej 25%, megjithatë ende prin në Evropë me keqpërdorim e antibiotikut cefriaxonit”, theksoi ajo.
Përfaqësuesja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Edita Haxhiu theksoi se rezistenca antimikrobike është ndër 10 kërcënimet kryesore globale.
Ajo theksoi se për këtë rrezik të madh duhet edukim i popullatës për përdorim adekuat të antibiotikëve i cili duhet të bëhet gjithmonë me këshillim të mjekut.
“OBSH e përkufizon rezistencën antimikrobike si një nga 10 kërcënimet kryesore globale të shëndetit publik me të cilat përballet i gjithë njerëzimi. Rezistenca antimikrobike nxitet nga dy faktor keqpërdorimi dhe mbipërdorimi, dy faktor të cilët mundemi me i evitua me një përdorim adekuat të antibiotikëve dhe me një përdorim jo të tepruar… Ajo çka ne duhet të gjithë t]ë bëjmë si komunitet është t’i edukojmë së pari popullatën, familjen dhe punëtorët shëndetësor që të jenë të vetëdijshëm dhe të ballafaqohen me sfida dhe t’i kenë ato rregullat e shkruara që duhet t’i ndjekin gjatë punës së përditshme ky është çelësi i suksesit në Kosovës që asnjë antibiotik të mos jepet pa përshkrim të recetës dhe të mos keqpërdoret nga vetë mjeku”, tha Haxhiu.
Ndërsa, nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Lul Raka u shpreh se për grip apo flamë nuk duhet të përdoren antibiotikët.
Ai theksoi se rezistenca antimikrobike po ndodh për shkak të shitjes së pakontrolluar të këtyre barnave në vendin tonë, por edhe mungesës së udhërrëfyesve.
“Sot në botë gati 5 milionë vdekje lidhen me rezistencën nga antibiotikëve tek infeksionet bateriale, kurse 1 milionë e 300 mijë njerëz drejtpërdrejt kanë vdekur nga infeksioni rezistent… Faktori kryesor është keqpërdorimi i antibiotikëve pikërisht atëherë kur nuk ka nevojë, tek më së shpeshti kjo ndodh tek gripi, tek flama, tek infeksionet e rrugëve të sipërme të cilat shumicën e rasteve janë virale nuk ka nevojë me marr antibiotik, mirëpo mungesa e vetëdijes në popullatë dhe besa edhe tek profesionistët shëndetësor masat e pamjaftueshme të parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve përdorimi i antibiotikëve në veterinë… Në vitin 2050 nëse bota vazhdon me trendin e keqpërdorimit në mjekësinë humane dhe veterinere atëherë më shumë do të vdesin njerëz nga mikrobet rezistente, 10 milionë parashikohet të vdesin më shumë sesa nga kanceri”, theksoi ai.
Nga viti 2015 OBSH ka nis me shënimin e Javës Botërore të ndërgjegjësimit për rezistencën antimikrobike
Të tjera
-
Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë ...
-
Imami kosovar thirrje Kurtit e Haxhiut: Lejoni shamitë në shkolla!
Imami Kosovar Labinot Maliqi, përmes një postimi ne facebook i ka bërë thirrj...
-
Besnik Tahiri: Nëse e bën këtë, unë i them hallall të koftë Albin Kurti
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur i pakënaqur me punën e...
-
Marëdhënie në nivel strategjik
Kina deklaroi ngritjen e marrëdhënieve me Hungarinë Serbinë mbi nivelin e par...
-
Përbërja e re e Kuvendit të RMV-së do të jetë me 30 deputetë shqiptarë
Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut do të ketë 30 deputetë shqip...
-
Firmat e sanksionuara, dikur në bashkëpronësi të Radoiçiqit, fituan miliona euro
Mbi 23.5 milionë euro. Kaq fituan tri kompani ndërtimi në Serbi, të cilat gje...
-
Kurti: Vazhdojnë të mblidhen dëshmitë e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar drejtorin ekzekutiv të Institut...
-
Gjenerali amerikan merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Gjeneral brigade Arthur J. Garffer nga ushtria amerikane ka marrë zyrtarisht ...
-
Bajrami – Gërvallës: S’mbulohën dështimet në politikën e jashtme me të pavërteta për ekonominë e Kosovës
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka reaguar, min...
-
Abdixhiku takon delegacionin 30 anëtarësh të CSU-së: LDK-ja i ruan dhe i kultivon raporte me forcat kryesore evropiane
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njofton se ka mirëpritur delegacionin 30 anët...
-
Skandaloze: Në parcelën ku duhet të ndërtohet një çerdhe në Prishtinë, po ngrihet një objekt banesor
Një skandal i madh, i pa parë deri më tash po ndodh në komunën e Prishtinës, ...
-
Bashkëluftetari i Ilir Konushevcit: S’kemi menduar kurrë se do t’i bëhej pritë në shtetin që kishim më së shumti besim
Sot janë bërë 26 vjet që nga rënia e heroit të kombit, Ilir Konushevci, bashk...