Sport

Momenti më i mirë dhe më i keq i Zinedine Zidane te Reali

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 31 May 2018

Zinedine Zidane nuk do të jetë më trajneri i skuadrës mbretërore Real Madrid.

Përmes një konference për media, Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë duke deklaruar se po largohet nga Real Madridi, shkruan infokusi.

Ai ka treguar për momentin më të mirë dhe më të keq gjatë kohës sa ishte në krye të skuadrës mbretërore.

-Advertisement-

LEXO EDHE: Këta janë titujt që i ka fituar Zinedine Zidane me Real Madridin

“Momenti më i mirë që kam kaluar tek Real Madridi?  Nuk e di, ka shumë momente të bukura, ndoshta është fitimi i La Ligas sezonin e kaluar.”

“Momenti më i keq? Padyshim është humbja ndaj Leganes në Bernabeu që na eleminoi nga Kupa këtë sezon. Pas asaj humbjeje, u ndjeva si…më mirë nuk po e them”, ka deklaruar Zinedine Zidane. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera