Fun & Video

Momentet e pabesueshme kur shqiponja kap peshkaqenin nga grepi i peshkatarëve të shokuar

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 25 November 2021

Në pamje shihen momentet e pabesueshme kur një shqiponjë lëshohet për të sulmuar në ujë një peshkaqen që kishte ngecur në grepin e peshkatarit.

Dy burra shihen në video duke tërhequr fillin e peshkut me flatër kurrizore, kur gjithçka ndërpritet nga zogu i uritur.

Pamjet e shpërndara në rrjetin Tiktok ishin filmuar gjatë një perëndimi dielli në plazhin Clearwater, në Florida, teksa peshkatarët tërhiqnin peshkaqenin e tyre jashtë ujit.

-Advertisement-

Por shqiponja zbret e vendosur duke kapur peshkaqenin në kthetra, ndërsa shikon kërcënueshëm nga dy burrat e habitur.

Përdoruesit e mediave sociale shprehnin mrekullimin e tyre me “paturpësinë” e shqiponjës.

Një prej tyre shkruante: “Shqiponja qëndron duke i parë ata sikur të ishte duke u thënë: ‘Çfarë mendoni se po bëni? Kjo është darka ime?’”

Një tjetër shkruante: “Shqiponja i falenderon ata për kapjen, ‘Shumë i mirë por tani do ta ha unë!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera