Molliqaj: Sindikatat sot gjenden në trysninë e pushtetit autoritar

Autori: Gazeta inFokus
18:50 | 01 May 2022
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në një shkrim me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve, ka thënë se sindikatat sot gjenden nën “trysninë e pushtetit autoritar”.
“Ato janë përjashtuar arbitrarisht nga dialogu social. Punëtorët dhe sindikatat duhet ta ruajnë autonominë e tyre me çdo kusht, ndërkohë që s’duhen as komplekse për asocime e aleanca. Ky presion kërkon bashkim dhe rezistencë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
“Fitoret e punëtorëve sigurisht se ndërlidhin politikën. Por, asgjë më keq s’ka sesa humbja e autonomisë sindikale, shkrirja në parti. Në këto kohë na duhet qëndresë dhe organizim”, ka theksuar ai.
Postimi i plotë:
1 Maji është dita e punëtorëve që mundësuan funksionet bazike të jetës kur të gjithë u strukëm nga virusi. Janë dy vjet që rreziku i tyre ishte ushqim dhe shëndet për ne. Qeveritë ndërkohë, ndajnë nga 100 euro, ose edhe më keq: iu japin pronarëve në emër të tyre;Është ditë e grave që punojnë dy herë, për t’u paguar më pak se paga e burrit. Ato mbajnë mbi shpatulla patriarkalizmin që u vjen si punë shtëpie në emër të përkujdesit nga dashuria.
Ato mbajnë mbi supe edhe shfrytëzimin e objektivizimin nga marrëdhëniet kapitaliste.1 Maji është i punëtorëve të ndërtimit që sakatohen në punë, por s’kanë garancë shëndetësore as sigurim në rast lëndimi;1 Maji është i shitësit në qendra tregtare që preket direkt nga puna prekariat, pra mungesa dhe moszbatimi i kontratës;1 Maji është ditë e rezistencës. Ai na mëson se fitoret historike si pushimi e dita 8 orëshe e punës janë paraprirë nga greva, arrestime e vrasje. Është rezistenca, dhe jo gjeneroziteti i pronarëve garancë për një botë pa pranga.
1 Majin duhet ta nxjerrim nga ndryshku dhe reliktet e real-socializmit. Atëherë festohej sepse Partia pretendonte fundin e kontradiktave. Në fakt, asgjë s’ishte kryer veç Partisë që ishte në krye.Sindikatat sot gjenden në trysninë e pushtetit autoritar. Ato janë përjashtuar arbitrarisht nga dialogu social. Punëtorët dhe sindikatat duhet ta ruajnë autonominë e tyre me çdo kusht, ndërkohë që s’duhen as komplekse për asocime e aleanca. Ky presion kërkon bashkim dhe rezistencë. Fitoret e punëtorëve sigurisht se ndërlidhin politikën. Por, asgjë më keq s’ka sesa humbja e autonomisë sindikale, shkrirja në parti. Në këto kohë na duhet qëndresë dhe organizim.
Të tjera
-
Ministri ukrainas: Sanksionet kundër Rusisë s’kanë lidhje me krizën globale të ushqimit që po shpaloset
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka thënë se sanksionet perëndimor...
-
100 nxënës të arsimit fillor braktisën shkollën vitin e kaluar
Bankave shkollore vitin e kaluar u munguan rreth 100 nxënës të arsimit fillor...
-
Nënoficerët e Policisë Ushtarake të FKS-së trajnohen me ata të Shqipërisë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se nënoficerët e Policisë Ush...
-
Nënpresidentja amerikane ka një thirrje për përdorimin e armëve
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, bëri thirrje që të nda...
-
Gjakovë: Gjyshe e mbesë rrihen mes vete
Policia të enjten ka arrestuar gjyshe e mbesë nga Gjakova, pasi që ishin rrah...
-
PDK thërret konferencë për media
Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur sot konferencë për media, shkruan Gaz...
-
Vdekje e dyshimtë në Gjilan
Një person është dërguat pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit mëngjesin e së...
-
Digjen dy vetura në një parking në Prishtinë
Policia ka njoftuar se janë përfshirë nga zjarri dy vetura private në Prishti...
-
Pamje/ Albin Kurti “pre” e truqeve me letra
Një magjistar letrash e ka shfaqur një video ku shihet teksa truqet e tij ia ...
-
Vdes një këmbësore në Pejë pasi goditet me veturë
Një grua ka humbur jetën pasi që ishte goditur me veturë të premten në fshati...
-
Putin merr vendimin e fundit për ushtrinë
Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që heq kufirin e moshës ...
-
Aksident me fatalitet në Gjilan
Një grua ka ndërruar jetë të shtunën si pasojë e lëndimeve e marrë nga një ak...