Lajme

Molliqaj ftohet nga policia pas deklaratës për rënien e bllokut A3 dhe A5

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 28 December 2021

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj është ftuar nga Policia e Kosovës për të dorëzuar dyshimet që kjo parti ka prezantuar ditë më parë në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.

Këtë e ka konfirmuar vetë Molliqaj në rrjetin social Facebook.

“Sot, kam pranuar ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kemi ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

-Advertisement-

Ai ka ftuar të gjithë ata që kanë informacione shtesë rreth kësaj çështje t’ia dërgojnë atij.

“Ftoj të gjithë njohësit e fushës së energjisë, secilin punëtor të KEK dhe KEDS dhe çdo qytetar që mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t’i dorëzojë tek unë. Të gjitha informatat do të trajtohen në konfidencialitet të plotë. Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t’i dorëzojmë në Polici”, tha kryetari i PSD-së.

Ditë më parë në një konferencë për media, Molliqaj kishte deklaruar se rënia e bllokut A3 dhe A5 ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe menaxhmentin e ri të KEK-ut.

“Sipas asaj që ne kemi informacione dhe që kërkojmë menjëherë një hetim të organeve përgjegjëse dhe ekspertëve të fushës, rënia e bllokut A3 dhe A5 brenda të njëjtit sekond duket që ka qenë e qëllimshme dhe e shkaktuar nga KEDS”, kishte deklaruar Molliqaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera