Lajme

Mogherini: Është trishtuese ajo çfarë pamë në Kuvendin e Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 28 April 2017

Atë çfarë pamë dje në Shkup është veçanërisht shqetësuese dhe shumë trishtuese për të gjithë ne, ka deklaruar sot në Valetë të Maltës, përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe për siguri të BE-së, Federica Mogherini, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Ajo që pamë dje në Shkup është veçanërisht shqetësuese dhe shumë e trishtuar për të gjithë ne. Dhunën gjithmonë e vlerësojmë papranueshme, aq më tepër kur kjo ndodh në një shtëpi të demokracisë – në Parlament. Ne besojmë se të gjithë në Shkup duhet të ndjekin parimet e Kushtetutës, demokracisë dhe të përpiqen për të nxjerrë vendin nga kjo krizë e rëndë, e cila mund të jetë e rrezikshme’, tha Mogherini. /Telegrafi/

Të tjera