Sport

Modric refuzon të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 25 November 2020

Luka Modric ka deklaruar se dëshiron t’i jap fund karrierës në ‘Santiago Bernabeu’, shkruan Gazeta inFokus.

35 vjeçari ka kontratë me madrilienët deri në vitin 2021 dhe negociatat për të vazhduar këtë marrëveshje nuk kanë nisur ende, përkundër dëshirës së futbollistit.

“E kam thënë shumë herë se dëshiroj të qëndroj në Real Madrid, por ta shohim se çfarë do të ndodhë.

-Advertisement-

Gjithmonë e jap përgjigjen e njëjtë, ndihem mirë dhe dua të vazhdoj në Real Madrid. Dua ta përfundoj karrierën këtu, por varet nga shumë gjëra. Por askush s’do të jetë më i lumtur se unë nëse pensionohem këtu”, është shprehur Modric./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera