“Moda” e parave false në Kosovë dominon në TikTok, Policia jep statistika interesante
Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 11 April 2022
Është duke vazhduar me të madhe qarkullimi i parave false në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë Policia e Kosovës raporton për raste të tilla.
Vetëm gjatë tremujorit të parë të vitit 2022, Policia ka iniciuar 208 raste të ‘falsifikimit të parave’. Kështu thonë nga PK në një përgjigje për Indeksonline.
Kurse gjatë tërë vitit 2021, në tërë territorin e vendit janë iniciuar 866 raste ‘falsifikim i parasë’.
“Ju informojmë se Falsifikimi i parave është vepër penale e sanksionuar në Kodin Penal të RKS-së. Policia i evidenton rastet bazuar në emërtimet e veprave sipas Kodit penal. Për vitin 2021, në tërë territorin e vendit janë iniciuar 866 raste ‘falsifikim i parasë’.
Ndërsa, gjatë tremujorit të parë të 2022, policia ka iniciuar 208 raste të ‘falsifikimit të parave’.
Inicimi dhe hetimi i rasteve bëhet nga Stacionet Policore përkatëse dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Policia ka konfiskuar kartë-monedhat e falsifikuara dhe janë ndërmarrë veprimet tjera në koordinim me prokuroritë përkatëse“, bëhet e ditur nga Policia.
Edhe nëpër rrjete të ndryshme sociale, sidomos në TikTok po shiten para të falsifikuara.
Për këtë gjë, Policia e Kosovës ka informata dhe është duke trajtuar disa raste.
“Policia kurdoherë, në çfarëdo mënyre, kupton se është kryer, apo planifikohet të kryhet, një vepër penale, ndërmerr hapat e parapara ligjore. PK ka informata se në rrjete të ndryshme sociale ka publikime për shitjen e parasë së falsifikuar dhe lidhur me këtë është duke trajtuar disa raste“./Indeksonline/
Të tjera
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...
-
Allen: Rusia kërkon kaos dhe ndarje të Ballkanit Perëndimor
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Matoshi: Kurti s’vlen më si kryeministër për aleatët
Kohëve të janë shtuar zërat për shkuarje në zgjedhje të parakohshme. Për o...
-
Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabet...
-
Osmani: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Zëvendës Ndihmës Sekretare...
-
Bastisja në Veri, Policia sekuestron 1.6 milionë euro dhe mbi 637 mijë dinarë
Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë d...
-
Abdixhiku për darkën Kurti-Krasniqi: U rrahën me grushte e tash u bënë bashkë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha është shumë e ...
-
Kjo zonë parashikohet të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje pasditen e së martës
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
Kërkohet ndihmë për shërimin e 18-vjeçarit, Argjend Jonuzaj nga Prizreni
Argjend Jonuzaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën tuaj. 18-...
-
VV e do të “unifikuar” opozitën për të shkuar në zgjedhje, PDK, LDK dhe AAK kanë dallime
Partia Demokratike e Kosovës u kërkoi të hënën partive politike parlamentare ...
-
Ceremonitë mortore për presidentin iranian do të nisin të martën e ardhshme
Ceremonitë mortore për presidentin iranian, Ebrahim Raisi, dhe shokët e tij d...