MMPHI paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badovc, pas rrënimit të 16 villave në Ujman
Autori: Gazeta inFokus
10:18 | 24 July 2026
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka bërë të ditur se mbrojtja e resurseve ujore mbetet një prej prioriteteve strategjike të saj, duke paralajmëruar vazhdimin e aksioneve për lirimin e pronave ujore të uzurpuara dhe të objekteve të ndërtuara pa leje.
Në një reagim të publikuar në Facebook, ministria njoftoi se tashmë ka nisur trajtimin e kërkesave të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike për lirimin e pronave ujore të uzurpuara apo të tjetërsuara në kundërshtim me ligjin.
“Për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, mbrojtja e resurseve ujore përbën një prioritet strategjik kombëtar, ndaj ruajtja e pronave ujore është vendosur në qendër të angazhimit tonë institucional. Prandaj kemi nisur trajtimin e menjëhershëm të kërkesave nga institucionet dhe ndërmarrjet publike për lirimin e të gjitha pronave ujore të uzurpuara apo të tjetërsuara jashtligjshëm”, thuhet në reagim.Ministria ka theksuar se ky angazhim po zbatohet në të gjithë territorin e Kosovës, duke përmendur aksionin e fundit në zonën e Liqenit të Ujmanit.
“Aksioni i fundit në zonën e Liqenit të Ujmanit, ku me asistimin e Inspektoratit të MMPH-së dhe Policisë së Kosovës u rrënuan 16 objekte të ndërtuara pa leje në pronat ujore nën administrimin e N.P. ‘Ibër-Lepenci’, është vetëm një nga hapat e këtij plani. Të gjitha palët e përfshira në këtë aksion ishin njoftuar paraprakisht në përputhje të plotë me procedurat ligjore”, thuhet më tej.
Sipas ministrisë, aktualisht janë duke u shqyrtuar edhe rastet e uzurpimeve dhe ndërtimeve pa leje në zonat përreth Liqenit të Batllavës dhe Liqenit të Badovcit.
“Në kuadër të të njëjtit prioritet strategjik, po shqyrtohen me intensitet të lartë edhe kërkesat e tjera institucionale që lidhen me uzurpimet dhe ndërtimet pa leje sidomos rreth Liqenit të Batllavës dhe Liqenit të Badovcit, dy burime kyçe të furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët tanë. Inspektorati i MMPH-së po vijon identifikimin e plotë të shkeljeve në këto zona dhe, sapo të përfundojë ky proces, do të ndërmerren masa të menjëhershme ligjore për rikthimin e këtyre hapësirave në funksion të interesit publik”, theksohet në reagim.
Ministria ka bërë të ditur se Inspektorati po vazhdon monitorimin edhe në zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare, duke ritheksuar përkushtimin për zbatimin e ligjit.
“Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbetet e palëkundur në misionin e saj: përmes zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional, do të mbrojmë çdo resurs ujor dhe natyror të Republikës së Kosovës nga çdo formë e uzurpimit apo ndërtimit të paligjshëm”, përfundon reagimi.

T� tjera
-
KEDS-i: Erërat dëmtuan rrjetin elektrik, po punojmë për rikthimin e plotë të furnizimit
KEDS-i ka njoftuar se ekipet janë duke punuar në terren për sanimin e plotë t...
-
Drançolli për rastin e Arlindës: U diskutua si rastet tjera, pa ndonjë rekomandim nga unë apo anëtarët e mekanizmit
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur i...
-
Nuk u lejua takimi me të, vëllai tenton të shohë Jakupi Krasniqin nga ballkoni i shtëpisë
Sot është dita e tretë e vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë. Një moment pre...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni Hetimor nis intervistimin e zyrtares për Barazi Gjinore në Pejë
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me rastin e Arlinda Zekajt ka nisur i...
-
Paraburgoset Rrahman Hoti për rastin e rëndë që ndodhi të mërkurën në Suharekë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, ka aprovuar...
-
Vrasja në parkingun e Suharekës, Gjykata zbulon se si u qëllua viktima para bashkëshortes dhe vajzës së mitur
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Rrahman Hoti...
-
Kosova dhe BE-ja mbajtën takimin e tetë për çështjet ekonomike, financiare dhe statistikat
Përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian kanë mbajtur në Prishtinë ...
-
Prishtina n’bërllok, Komuna u shkruan deputetëve: S’lejojmë të mbahet peng projekti për inate politike
Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar sot se k...
-
Hoti i quan dështakë Qeverinë Kurti: Sot projekti i gazit amerikan mund të ishte në finalizim, me Kosovën e Re do të kushtonte 80 euro megavati
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen në sekto...
-
“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda...
-
Kurti i shpjegoi ikjet nga Kosova me gjendjen e keqe në dy fusha, parashikoi që arsimi mund të ndreqet për 10-15 vjet
Kryeministri Albin Kurti ka identifikuar dy faktorë kryesorë që, sipas tij, p...
-
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktu...



































