Sport

MLS publikon listën e përditësuar për pagat e lojtarëve për vitin 2023 – Messi më i paguari, Shaqiri i treti

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 19 October 2023

Shoqata e Lojtarëve të Mayor League Soccer (MLSPA) ka lëshuar përditësimin e pagave për vitin 2023, duke paraqitur informacione për pagat për të gjithë lojtarët e MLS nën kontratë që nga 15 shtatori 2023.

Përditësimi i listës së pagave ka bërë që në MLS të ketë një lojtar të ri me pagën më të lartë.

Padyshim se ai është superylli i Inter Miamit, Lionel Messi, i cili zyrtarisht iu bashkua klubit në mes të korrikut pas largimit nga Paris Saint-Germain.

-Advertisement-

Udhëzuesi i MLSPA përmban pagën bazë vjetore aktuale të lojtarëve dhe kompensimin e tyre mesatar vjetor të garantuar.

Messi ka një pagë prej 19.3 milionë euro në sezon në vendin e parë, Lorenzo Insigne renditet i dyti me një pagë prej 14.6 milionë eurosh, ndërsa ‘top 3’ e kompleton ylli shqiptar i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri me pagë prej 7.7 milionë eurosh.

Në dhjetëshen e më të paguarve gjendet edhe Chicharito, Federico Bernardeschi, Sebastian Driussi, Hector Herrera, Douglas Costa, Christian Benteke dhe Josef Martinez.

Më poshtë keni dhjetshen e lojtarëve më të paguar në MLS për 2023:

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy