Rozë

Missi i njohur arrestohet për trafik armësh, i dashuri i saj në krye të grupit

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 29 December 2023

Ish-Miss Bolivia 2020 dhe Miss Charm Bolivia 2023, Alondra Mercado Campos, 22 vjeç, e njohur si Alondra MC, është arrestuar dhe ndodhet në burgun e grave në Trinidad në Beni, Bolivi.

Ajo akuzohet se është pjesë e një rrjeti të trafikut të armëve që drejtohej nga i dashuri i saj Andres Vasquez i cili tashmë është i arratisur.

Mediat e huaja shkruajnë se arrestimi i saj u bë i mundur gjatë bastisjes së godinës ku ajo jetonte me të dashurin e saj dhe gjatë kontrolleve u gjet arsenal armësh, të tipit ‘pushkë’ dhe kallashnikovë.

-Advertisement-

Me mbi 40 mijë ndjekës në rrjetet sociale, ajo shihej si një figurë magjepsëse dhe postonte vetëm mesazhe inspiruese, por pas bastisjeve të policisë rezultoi krejt e kundërta dhe u zbulua se ajo ishte pjesë e trafikut të armëve në Bolivi.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy