Sport

Mirel Josa ka disa fjalë për SC Gjilani-n që nuk i liroi Armend Thaqin dhe Leutrim Bekteshin

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 25 June 2018

Prishtina është duke e zhvilluar fazën e fundit përgatitore para ndeshjeve parakualifikuese në Ligën e Evropës.

Nënkampionia dhe fituesja e Kupës do të udhëtoj të martën për në Gjibraltar për t’u përballur me fituesen e kupës së këtij vendi, FC Europa.

Ditë më parë, Prishtina është zhvendosur në Pejë, te Banja e Pejës derisa një pjesë të stërvitjeve po i zhvillon në stadiumin “Shahin Haxhiislami”.

-Advertisement-

Trajneri i “bardhekaltërve”, Mirel Josa është shprehur i kënaqur me kushtet e ofruara nga kryesia e klubit duke potencuar se përgatitjet po ecin mjaftë mirë.

Skuadra nga kryeqyteti do të udhëtojë me disa mungesa në ndeshjen e parë pasi Gjilani nuk i ka lëshuar fletëlëshimin për dyshën e mbrojtjes Armend Thaqi dhe Leotrim Bekteshi.

Trajneri Josa, veprimin e drejtuesve të klubit gjilanas, e ka cilësuar si të dëmshëm për futbollin kosovar dhe jo vetëm për skuadrën e tij.

Ndërkaq Drashko Bozhoviçi dhe Liridon Fetahaj nuk do të udhëtojnë me pjesën tjetër të skuadrës për arsye të preferencave që ka trajneri nga Shqipëria.

Lojtari më me përvojë te Prishtinë në arenën ndërkombëtare, kapiteni Armend Dallku është shprehur optimist për dy ndeshjet parakualifikuese në Evropë.

Nga ana tjetër, transferimi i kësaj vere, mesfushori Meriton Korenica ka folur për shanset që ka skuadra e tij e re në garat ndërkombëtare.

Ekspeditën e Prishtinës e pret një udhëtim i mundimshëm, më shumë se 20 orë, drejt shtetit të vogël të Gjibraltarit. Ndeshja e parë zhvillohet më 28 qershor në “Stadiumin Victoria”, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet më 5 korrik në stadiumin “Adem Jashari”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera