Lajme

Miratohet në parim projektligji për Prokurorin e Shtetit

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 10 November 2022

Edhe pse ishin të pranishëm 80 deputetë në sallë, vetëm 61 prej tyre votuan për miratimin në parim të projektligjit për Prokurorin e Shtetit, shkruan Gazeta Infokus.

Një deputet votoi kundër, derisa abstenime nuk pati.

“Konstatoj që Kuvendi e miratoi në parim pojektligjin për Prokurorin e Shtetit. Kërkojmë nga komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që ta shqyrtojnë këtë projektligj sipas afateve të rregullores dhe pastaj të na sjellin raportin me rekomandime”, ka thënë kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

-Advertisement-

Në votim nuk morën pjesë deputetët nga radhët e partive opozitare, përveç Kujtim Shalës së LDK-së i cili votoi kundër./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera