Lajme

Miratohet fondi për mbështetjen e partive politike

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 19 January 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondin për mbështetjen e partive politike në mbledhjen e mbajtur sot.

Ky fond i miratuar parasheh që për këta dy muaj të jetë 700 mijë euro bazuar në ulëset e fituara në zgjedhjet paraprake.

KQZ njoftoi se kanë 28 aplikacione të partive politike, duke shtuar se në lista zgjedhore nuk ka pasur përmirësime sa i përket përfshirjes së barabartë të kandidatëve të dy gjinive në zgjedhje, raporton EO.

-Advertisement-

“Kemi 28 aplikacione të partive politike. Në aspektin gjinor s’kemi përmirësim. Kemi shtatë parti politike shqiptare me 780 kandidatë. Është koha që KQZ-ja ta ndaj fondin për financimin e partive politike, që për këta dy muaj është 700 mijë euro bazuar në ulëset e fituara më zgjedhjet paraprake”, ka thënë Ylli Buleshkaj, nga Këshilli i Pavarur Mbikqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera