Lajme

Miradije Kelmendi – Kryeshefja e re e Inspektoratit Policor

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 08 August 2018

Miradije Kelmendi është kryeshefja e re e Inspektoratit Policor, e emëruar nga ministri Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.

Sipas një njoftimi të IPK’së, ky emërim ka ardhur pas përfundimit të procedurave të konkurrimit.

“Inspektorati Policor i Kosovës fton opinionin publik që të vazhdoj të besoj në punën profesionale të IPK-së dhe fton në bashkëpunim të përhershëm në ngritjen performancës tonë”, thuhet në njoftimin e IPK’së.

-Advertisement-

Para Kelmendit, pozitën e kryeshefit të këtij inspektorati e ka mbajtur Hilmi Mehmeti. Ai siç është thënë për shkak të një hetimi, një herë u suspendua nga kjo detyrë, e më pas edhe u shkarkua. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera