Minxhozi: Përkrahim çdo marrëveshje Kosovë-Serbi, dialogu të fillojë sa më parë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/05/minxhozi.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
08:17 | 16 May 2022
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi në një intervistë për E.O ka thënë se e përkrahin çdo iniciativë që merret nga dy qeveritë e Kosovës dhe e Serbisë për arritjen e një marrëveshje të ndërsjellë që është shumë e rëndësishme për të dyja vendet.
Tutje, ai tha se brenda një afati të shkurtër duhet të nxiten të gjithë faktorët për ta filluar dialogun, i cili nuk është vetëm në të mirë vetëm të Kosovës dhe Serbisë, por edhe gjithë rajonin.
“Shqipëria përkrah çdo iniciativë që merret nga dy qeveritë respektive të Kosovës dhe Serbisë për të arritur në një marrëveshje të ndërsjellë që është shumë e rëndësishme për të dyja vendet. Natyrisht janë bërë disa hapa, por prapë pritet shumë më tepër. Duhet të kemi parasysh që çështja e dialogut nuk është thjesht çështje e Qeverisë, por çështje e gjitha forcave politike”.
“Është çështje e shoqërisë civile për të ushtruar një trusni për të dhënë mendime se si duhet të zhvillohet dialogu. Brenda një afati të shkurtër duhet të nxiten të gjithë faktorët për ta filluar këtë dialog, i cili nuk është vetëm në të mirë vetëm të Kosovës dhe Serbisë, por edhe gjithë rajonin”.
Sipas tij, Kosova fillimisht ka problem sa i përket liberalizimit të vizave, ani pse i ka përmbushur të gjitha obligimet.
Minxhozi shtoi se Qeveria Kurti duhet të lëviz më shpejt në mënyrë që të ketë një bashkërendim me gjithë faktorët e brendshëm politik në Kosovë dhe jashtë saj.
“Problem kryesor që ka Kosova është liberalizimi i vizave. Është diçka që Kosova ka përmbushur të gjitha ato obligime të veta dhe kjo ngathtësi e BE-së do të thosha është e pashpjegueshme. U premtua para disa vitesh se do të ketë liberalizim të vizave dhe një gjë e tillë nuk po ndodh. Është shqetësuese jo vetëm për Qeverinë, por edhe për gjithë qytetarët e Kosovës”.
“Pastaj çështje të tjera për aplikime në organizata ndërkombëtare kanë qenë iniciativa të qeverive të Kosovës ndër vite, por që nuk varet thjesht nga faktori politikë këtu por edhe nga politikat ndërkombëtare të shteteve të ndryshme. Ne nxisim që të ketë lëvizje nga Qeveria Kurti dhe të ketë një bashkërendim me gjithë faktorët e brendshëm politik këtu në Kosovë dhe jashtë saj”, tha Minxhozi.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/Unicef-dhe-Devolli-Corporation.jpeg)
Të tjera
-
Ish-Kryeministri Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria
Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se an...
-
Ndërron jetë meteorologu Sylë Tahirsylaj
Meteorologu i njohur Sylë Tahirsylaj ka ndërruar jetë sot. Lajmin e kanë b...
-
Kurti kujton Fan Nolin, 100 vite prej ditës kur Noli u bë Kryeministër i Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Fan Nolin në 100 vjetorin kur...
-
Gjermania iu bën thirrje aleatëve të NATO-s: T’i rrisim shpenzimet ushtarake
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë të ditur se aleatët ev...
-
Rrạhja mes tifozëve, gazetari i Sky Sports shpegon problemet politike Kosovë – Serbi: Kosova është shtet i pavarur, Serbia nuk e njeh
Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë....
-
Sky News: Përleshja ndodhi vetëm mes tifozëve shqiptarë e serbë, nuk pati të përfshirë anglezë
Fillimisht u raportua se tifozët e Anglisë dhe Serbisë kanë pasur një përlesh...
-
Ndeshja Shqipëri -Itali, Policia Shqiptare patrulloi bashkë me atë gjermane mbrëmë – pamjet
Policia e shtetit shqiptar ka ndarë pamje duke asistuar policinë gjermane për...
-
Aksidẹnt i rëndë në Greqi, katër të vdẹkur mes tyre një shqiptar
Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar nga përpla...
-
Kotroll policor në dy shkolla në Leposaviq, Veton Elshani jep detaje
Zëvendës Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani...
-
Përplasja mes tifozëve anglez dhe serb dyshohet se nisi nga shqiptarët
Disa orë përpara ndeshjes mes Anglisë dhe Serbisë ka shpërthyer dhuna mes tif...
-
Prestigjiozja Financial Times: Serbia do t’i jap leje kompanisë Rio Tinto për hapjen e minierës së litiumit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç po përgatitet t’i japë kompanisë Rio Tinto, ...
-
Kosova dhe Serbia në mesin e shteteve që e mbështetën deklaratën për integritetin territorial të Ukrainës
Tetëdhjetë vende të botës, nga njëqind sa morën pjesë në një samit për paqe n...