Ministrja e Bujqësisë, tregon a do të kenë bukë sivjet kosovarët (VIDEO)

Autori: Anita Krasniqi
09:56 | 24 July 2019
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic në një intervistë për Gazetën inFokus ka rrëfyer për gjendjen në të cilën është sektori i bujqësisë në Kosovë dhe punën që po bënë ajo në këtë institucion.
Zivic ka vlerësuar se bujqësia është sektori që lehtëson varfërinë, shkruan Gazeta inFokus.
Këtë vit, sipas saj, janë mbjellur 55,000 hektarë grurë që mbulojnë nevojat e 60 për qind të popullsisë në Kosovë.
Zivic tregon se Ministria e Bujqësisë përmes masave përkrahëse për fermerët është duke ndihmuar në rritjen e interest për këtë setorë tek qytetarët dhe është duke ndihmuar në përmirësimin e kushteve për të nxjerrë produkte më cilësore.
Në këtë intervistë ajo bënë të ditur se janë duke investuar në sistemet e ujitjes pasi që mungesa e ujitjes është ende një problem i theksuar për një pjesë të konsiderueshme të tokave. Ndërsa e para e Ministrisë së Bujqësisë bëri të ditur se edhe këtë vit kultivimi i mjedrës ka shënuar rritje.
Gazeta inFokus: A është bujqësia një sektor profitabil?
Dijana Zivic: Bujqësia konsiderohet si sektori më premtues për lehtësimin e varfërisë. Duke qenë se shtresat e varfra janë kryesisht në zonat rurale, këtu bujqësia ka një nga ndikimet më të mëdha.
Gazeta inFokus: Sa po i joshni kosovarët të mirren me sektorin e bujqësisë?
Dijana Zivic: Bazuar në Programin e Zhvillimit Rural 2014-2020, kemi tre masa, masa 101, masa 103 dhe masa 302, të cilave ju mundëson investime në industrinë e blegtorisë, fermat, pastaj në përpunimin e ushqimit, cilësinë e ushqimit, pastaj në teknika dhe teknologji të reja dhe më së shumëti ka investimeve në sistemet e ujitjes për të kapërcyer problemin e mungesës së ujit gjatë periudhës së verrësë, gjatë thatësirës, me qëllim përmirësimin e kulturave bujqësore.
Gazeta inFokus: Ministre, çfarë potenciale bujqësore ka Kosova?
Dijana Zivic: Kushtet klimatike dhe tokësore në Kosovë janë shumë të mira, kryesisht ato reflektojnë në hortikulturën, sidomos në pemë-fruta, dhe rritja më e madhe është shënuar në mjedra.
Gazeta inFokus: Cili sektor, sipas juve, duhet të jetë në bujqësi?
Dijana Zivic: Siç kam thënë, është gjithësesi hortikultura, në programin e pemëve-frutave. Megjithatë, këtu përfshihen edhe perimet të cilat gjithënjë e më shumë kanë rritje, si në fushat e hapura, në sera,ashtu edhe në prodhimin e shtazëve të imta.
Gazeta inFokus: Ministre, a do të kenë kosovarët bukë mjaftushëm këtë vit, e kam fjalën a ka të mjellura më pak grurë këtë vit?
Dijana Zivic: Në Kosovë aktualisht mbillen 55,000 hektarë grurë, nëse merret një sasi mesatare prej rreth 4,000 kg për hektar, do të ketë rreth 200,000 kg grurë, e cila është e mjaftueshme për nevojat e rreth 60%.
Gazeta inFokus: A do të thotë se kosovarët po heqin dorë nga bujqësia?
Dijana Zivic : Këtë vit, siç thashë, janë mbjellë 55.000 hektarë grurë, kur janë në pyetje bimët njëvjeçare, siç është gruri në këtë rast, varet nga shumë kushte klimatike që nuk korrespondojnë me periudhën kur do të mbillet gruri, në të kundërtën në Kosovë ka nji interes në rritje për bujqësi, që tregon numrin e aplikantëve që po rriten nga viti në vit për të kërkuar ndihmë nga kjo ministri.

Të tjera
-
Raportohet se është arrestuar një shtetas i Kosovës nga Serbia, dyshohet për vjedhje të druve
Pjesëtarë të MPB-së së Serbisë, në Medvegjë raportohet të kenë arrestuar një ...
-
Zgjedhjet në Gjermani: Si votojnë gjermanët me origjinë të huaj?
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani të dielën (23.02) rreth 6...
-
Zelensky bisedon me Ramën, falënderon popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar qeverinë dhe popullin ...
-
Gazeta greke: Në gjysmën e parë të vitit 2024, gati dy milionë kosovarë vizituan Greqinë
Pas zbatimit të liberalizimit të vizave nga Bashkimin Europian më 1 janar 202...
-
Iu trefishuan votat, Hykmete Bajrami falënderon mbështetësit: Vullnetin e qytetarëve e respektojmë
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka siguruar vot...
-
Trump përplaset brenda Shtëpisë së Bardhë me guvernatoren demokrate të Maine, ajo ia kthen: Shihemi në gjyq
Presidenti Donald Trump u përplas me guvernatoren demokrate të Maine, Janet M...
-
KQZ nga e hëna hyn në javën e tretë të numërimit të votave, kritika që s’ishte e përgatitur sa duhet për procesin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e vota...
-
“E kam pa që shkollat publike kanë më shumë nevojë për mua.. Nuk kanë as letër të bardhë” Sala Jashari tregon se la punën për t’i hyrë garës për deputete në PDK
Sala Jashari, tashmë deputet e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët ...
-
Studimi: Pa SHBA’në, Europës në një konflikt potencial me Rusinë do t’i duheshin 350 mijë ushtarë shtesë
Në rast të një konflikti me Rusinë Evropës pa ndihmën e SHBA-së do t’i duhet ...
-
Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh
Haki Abazi, i cili kandidoi në zgjedhjet e 9 shkurtit për deptuet me listën e...
-
Sụlmoi zyrtarin policor, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Një person është arrestuar pasi ka sulmuar zyrtari policor në Fushë Kosovë. ...
-
Mbi 14 mijë pacientë morën shërbime gjatë janarit në Radiologji, lista e pritjes deri në prill
Afër 14 mijë pacientë kanë marrë shërbime në muajin janar në Klinikën e Radio...