Lajme

Ministria e Shëndetësisë njofton se furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 31 January 2023

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar pas situatës që ishte krijuar si pasojë e vërshimeve, shkruan Gazeta Infokus.

Siç njoftojnë nga kjo ministri ekipet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.

“Furnizimi me ujë të pijes është stabilizuar pas situatës së krijuar si pasojë e të reshurave të shumta dhe vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë. Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse. Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe  janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.  Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë nga ministria:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera