Lajme

Ministria e Liburn Aliut nuk ia pranon vendimin Përparim Ramës, i kërkon ta rishqyrtojë

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 14 April 2022

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ia ka kthyer mbrapsht Komunës së Prishtinës vendimin për ndarjen e parcelës për trajtimin e qenve endacakë, duke kërkuar të rishqyrtimin e tij edhe njëherë.

Sipas MMPHI-së, vendimi në fjalë është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi, me ç’rast i japin edhe disa arsye që mbështesin konstatimin e tyre.

Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë këtë lajm të ditur në profilin e tij në Facebook, duke shtuar se problemi me qentë endacakë do të vazhdojë.

-Advertisement-

“Seanca e radhës ku do të trajtohet ky problem është ftuar në fund të muajit, një muaj e gjysmë nga seanca e kaluar”, shkruan ai tutje.

Ditë më parë një gruaje në Rrugën C në Prishtinë i janë vërsulur tre qenë. Gjatë përpjekjes për të ikur, gruaja rrëzohet edhe në tokë. Këtë fat të keq e kanë shumë qytetarë të vendit sepse Komuna e Prishtinës e as komunat e tjera nuk kanë arritur që ta gjejnë një zgjidhje për qentë endacakë që kanosin seriozisht qytetarët.

Për sulmin e gruas në Prishtinë është deklaruar të hënën kreu i kryeqytetit, Përparim Rama.

Në një reagim në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se po punojnë për ndërtimin e strehimores për qentë. Por ai shprehet i vetëdijshëm që kjo nuk mjafton për të eliminuar në tërësi këtë problem. Prandaj kërkon bashkëpunim me Qeverinë dhe komunat e tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera