Ministria e Bujqësisë këtë vit pritet të ndajë 24 milionë euro për grante

Autori: Gazeta inFokus
17:10 | 16 September 2023
Ministria e Bujqësisë këtë vit do të ndajë 24 milionë euro grante për bujqit. Fermerë dhe ekspertë të bujqësisë thonë se në kuadër të granteve është mirë të ndahen mjete për funksionalizimin e pikave grumbulluese dhe përpunuese të produkteve bujqësore.
Nga Ministria e Bujqësisë nuk kanë treguar për Radio Kosovën nëse këtë vit planifikojnë të ndajnë mjete për këtë qëllim.
Me qëllim të përkrahjes së fermerëve lokalë, Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Ferizajt, ka hapur ditë më parë thirrjen për aplikim për rregullimin e dhomave ftohëse për ruajtjen e pemëve dhe perimeve.
Investimet në ndërtimin e pikave grumbulluese dhe përpunuese të produkteve bujqësore janë mjaft të nevojshme, thonë për Radio Kosovën ekspertë dhe përfaqësues të bujqve.
Kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, thotë se është kërkesë e tyre që Ministria e Bujqësisë, në kuadër të granteve, të ndajë mjete për ndërtimin e pikave grumbulluese të produkteve bujqësore.
“Ne kemi propozuar që të ndahet ndonjë shumë e mjeteve dhe të shpallet thirrje edhe për funksionalizimin e pikave grumbulluese. Këto do të mundësonin organizimin, ruajtjen, përpunimin, por edhe eksportin e produkteve bujqësore që prodhojnë bujqit, sidomos në pemëtari e perimtari. Pemë e perime, në kohë të caktuara, kemi mundësi edhe që të eksportojmë”, tha Tahiri.
Krahas investimeve në rritjen e prodhimtarisë bujqësore që duhet të jenë fokusi kryesor i Ministrisë së Bujqësisë, edhe investimet në pikat grumbulluese të produkteve bujqësore kanë rëndësinë e tyre, thotë profesori universitar i bujqësisë, Imer Rusinovci.
“Në mes të sektorit të prodhimit dhe atij të përpunimit ish dashtë të mendohet edhe për qendra të caktuara në nivel vendi si pika grumbulluese. Në këtë mënyrë, fermerët prodhues do të kenë një adresë të saktë se ku do t’i dorëzojnë produktet e tyre, përkatësisht përpunuesit do të kenë idenë se ku mund të gjejnë grumbullimin e produkteve të caktuara bujqësore për fabrikimin dhe finalizimin e tyre në qendrat përpunuese”, tha Rusinovci.
Ministria e Bujqësisë këtë vit pritet të ndajë 24 milionë euro për grante për bujqit. Radio Kosova ka pyetur këtë ministri se në kuadër të granteve a planifikon të ndajë mjete financiare për ndërtimin e pikave grumbulluese dhe përpunuese të pemëve e perimeve. Por, përkundër interesimit dhe pritjes disaditore, deri në përgatitjen e këtij materiali, nga Ministra e Bujqësisë nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për nesër
Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë ditës ka mu...
-
Zjarrfikësit nesër në “Zahir Pajaziti”, prezantojnë pajisjet e punës
Nesër, më 4 maj është Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Kjo ditë do të sh...
-
Si kishte ndodhur vr*sja e taksistit nga Mitrovica, rast të cilin e ka dështuar Prokuroria
Në fushën e drejtësisë, ka raste që ende mbeten të pandëshkuara, jo nga m...
-
Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA
Gjykata e Apelit në Uashington më 3 maj miratoi pezullimin e vendimit të shka...
-
Përparim Rama për vdekjen e Martin Hajdarit: Figurë që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e kryeqytetit
Ka vdekur sot Martin Hajdari, pronari i lokalit ikonik “Te Martini”. Për v...
-
“Nuk ka ndodh me asnjë qeveri me u sulmu mediat si me qeverinë Kurti”- Alarmojnë Dakaj e Rexha për lirinë mediave
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i ftuar në “Podcast me Shkelzen Dakaj” në ...
-
“Qeveria Kurti është përkujdesur që mediat të përfundojnë kështu, duke i thanë popullit mos iu besoni”- Befason kryetari i AGK-së në ditën botërore të lirisë së shtypit
Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i ftuar në “Podcast me Shkelzen Dakaj” në ...
-
Ia shkelën mbi 70 km/h në zonën 40, ndalohen dy shoferë në Ferizaj
Sot dy shoferë janë ndëshkuar për tejkalim shpejtësie në qytetin e Ferizajt. ...
-
Kosovari vd*s pas s*lmit me th*kë në Zvicër, arrestohet një ugandas
Një burrë është goditur me thikë dhe është plagosur për vdekje në një apartam...
-
Drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve: Situata në Kosovë s’po përmirësohet
Renate Schroeder, drejtoresha e Federatës Evropiane të Gazetarëve, ka thënë s...
-
Zëri i Amerikës rifillon punën javën e ardhshme
Zëri i Amerikës, të cilin administrata e Donald Trump filloi ta mbyllte në me...
-
Jehona Lushaku-Sadriu: I takon VV-së ta zhbllokojë procesin politik
Jehona Lushaku-Sadriu, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur pë...