Lajme

Ministri Zemaj thotë se javën tjetër do të punësohen 350 mjekë

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 07 August 2020

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se që nga java tjetër edhe 350 mjekë do punësohen në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.

Zemaj po mburret se prej që ka ardhur si ministër ka hapur vende të reja të punës dhe po menaxhon mirë me pandeminë COVID-19.

“Javën tjetër do të punësohen edhe 350 mjekë të tjerë. Kemi shpallë konkursin për specializime dhe do të bëhen 1043 specializantë dhe do të punësohen”, është shprehur Zemaj.

Zemaj po thotë se për tre muaj sa është ministër i Shëndëtësisë, në institucionet  shëndetësore do të jenë të punësuar më shumë se një 1600 mjekë dhe infermierë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera