Ministri Vitia viziton Infektiven, por atë të Tiranës
Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 06 March 2023
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me ftesë të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu po qëndron në Tiranë për të marrë pjesë në Kongresin për Shëndetësi.
Gjatë këtij qëndrimi ata kanë vizituar “Klinikën Infektive” dhe spitalin e ri të sëmundjeve të brendshme.
Ministri Vitia tha se objekti i Klinikës Infektive mund të njihej nga jashtë, por jo edhe nga brenda shkaku i investimeve që e kanë transofrmuar në tërësi.
“E njofta objektin nga jashtë, por jo edhe nga brenda. Nga ana tjetër, mora lajmin që shumë nga doajenët që kam pas nderin t’i kem profesorë tashmë nuk janë më në mesin tonë, ata të cilët na kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë si studentë, por edhe kanë pasë një dashuri të veçantë ndaj ne shqiptarëve të Kosovës që kemi ardhur për të studiuar këtu në Tiranë. Unë edhe sot me endje e kujtoj se si na kanë pritur këtu, kur na larguan nga objektet tona në regjimin e Millosheviqit dhe ngrohtësia që kemi gjetur te ju, pa dallim, ka qenë e veçantë për ne në ato kohë të vështira. Dhe, natyrisht, ajo që vazhdon të më bëj edhe më të lumtur është kur shoh pacientë nga Malësia e Gjakovës në ketë anë, e po ashtu nga Kukësi në Prizren. Kështu mund të sjellim shembuj sidomos në arsim e shëndetësi dhe kemi shumë çka i japim njëri tjetrit sepse jemi një”, tha ministri Vitia.
Ndërsa, ministrja Manastirliu deklaroi se është kënaqësi që në vigjilje të Kongresit të Shëndetësisë që do mbahet në Tiranë, është i pranishëm ministri Vitia.
“Është mundësi e mirë për të shkëmbyer praktikat e mira të vendeve tona, por mbi të gjitha për të vlerësuar bashkëpunimin dhe vëllazërinë që ne kemi. Nuk na ka munguar kurrë, nuk do të mungojë kurrë në kohë të mira dhe në kohë të këqija, ashtu sikurse kemi bërë gjithmonë, kemi qenë pranë njeri tjetrit dhe do të vazhdojmë të jemi pranë njeri tjetrit. Ne po bashkëpunojmë dhe do vazhdojmë të bashkëpunojmë në forcimin dhe fuqizimin e sistemeve tona shëndetësore”, tha ministrja Manistrliu.
Ministri Vitia gjatë qëndrimit në Tiranë do të marrë pjesë në Kongresin për Shëndetësi për vendet e rajonit.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të p...
-
Nga 600 në 900 euro, Hamza për pagat: Nëse s’e realizoj premtimin, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora, kurse veturat zyrtare që transp...
-
Policia gjen sërish ạrmë dhe mụnicion në veri, ishin fshehur në një kotec pulash – arrestohet një 68-vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri t...
-
Gashi: Takim i përzemërt i kandidatëve të LDK-së me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 11, Xhafer G...
-
Qeveria Kurti godet direkt diasporën: Dyfish më shtrenjtë çmimet e biletave për Prishtinë
Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Scheng...
-
Akshampazar, Albini rehaton tezakun dhe militantët nëpër poste publike
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para se ta përfundoj m...
-
Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, Shahin D...
-
Ministrja Haxhiu kapet në rrenë për herë të dytë për qaforen me çmim marramendës?
Një qafore luksi e prodhuar nga marka e njohur e argjendarisë “van Cleef and ...
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...