Ekonomi

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Valentin Toçi, priti në takim ambasadorin e Italisë

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 30 Gusht 2017

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Valentin Toçi, priti në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Temë e diskutimit ishte thellimi i bashkëpunimit të mëtejshëm ekonomik në mes të Republikës
së Kosovës dhe Italisë. Ministri Toçi e informoi ambasadorin italian rreth angazhimeve të Qeverisë së Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist në vend. Ai theksoi se Kosova ka shënuar përmirësime të ndjeshme sa i përket klimës së biznesit dhe tha se presim rritje të investimeve të kompanive të huaja, përfshirë edhe ato italiane në vendin tonë.
Në anën tjetër, ambasadori Sardi shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të intensifikuar bashkëpunimin institucional me Republikën e Kosovës me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe investimeve reciproke në të mirë ekonomive të të dyja vendeve.

 

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy