Ministri Mustafa merr vendim për shtyrjen e afateve për leje dhe licenca në bujqësi dhe pylltari
Autori: Gazeta inFokus
15:22 | 23 March 2020
Prishtinë, 23 mars 2020 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka marrë vendim për shtyrjen e përkohshme të afateve procedurale për marrjen dhe vazhdimin e lejeve dhe licencave për zbatimin e legjislacionit primar dhe sekondar në fuqi që ndërlidhen me fushën e hortikulturës, produkteve për mbrojtjen e bimëve, plehrave, farërave, blegtorisë, pylltarisë, verëtarisë dhe shërbimeve këshilluese për bujqësi.
Ky vendim ka për qëllim mbrojtjen e të drejtave të parashtruesve të kërkesave, pas marrjes së masave për parandalimin e pandemisë COVID-19 dhe shpalljes së emergjencës për shëndetin publik nga Qeveria e Kosovës.
Pikat e vendimit:
- Shtyhen përkohësisht afatet procedurale për marrjen dhe vazhdimin e lejeve dhe licencave për zbatimin e legjislacionit primar dhe sekondar në fuqi që ndërlidhen me fushën e Hortikulturës, Produkteve për Mbrojtjen e Bimëve, Plehrave, Mbrojtjes së Bimëve, Farërave, Blegtorisë, Pylltarisë, Verëtarisë dhe Shërbimeve Këshilluese për Bujqësi.
- Shtyrja e përkohshme e afateve nga pika 1 i këtij vendimi bëhet me qëllim të mbrojtjes të të drejtave të parashtruesve të kërkesave, pas marrjes së masave për parandalim të pandemisë së Coronavirusit COVID-19 dhe shpalljes së emergjencës për shëndetin publik nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
- Shtyrja nga pika 1 dhe 2 të këtij vendimi vlen nga dita e nxjerrjes së Vendimit nr.01/07, datë 11.03.2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, deri në marrjen e një vendimi tjetër.
- Obligohen të gjithë zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.
- Zyrtarët nga pika 4 e këtij vendimi, të cilët nuk e zbatojnë këtë vendim do të ndëshkohen në pajtim me legjislacionin në fuqi.
- Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit



T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




























