Lajme

Ministri Murati thotë se SBAShK-u ka marrë 3 milionë euro në pesë vitet e fundit, nuk dihet si i ka shpenzuar

Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 29 August 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve, Hekuran Murati ka deklaruar se SBAShK-u në pjesë vjetët e fundit në emër të anëtarësisë ka marrë mbi 3 milionë euro.

Këto 3 milionë euro sipas tij, nuk dihet se ku janë shpenzuar.

“Në pesë vjetët e fundit mbi 3 milionë euro, ka marrë SBAShK në emër të anëtarësisë, ku janë këto mjete”, tha ministri Murati në konferencën për media.

-Advertisement-

Murati: Nuk do t’i paguajmë grevistët, nëpër botë kompensimin e bëjnë sindikatat

Ai më tej tha se të gjithë punonjësit që janë në grevë nuk do të paguhen nga shteti.

Sipas tij, bazuara në ligjet në fuqi, por edhe konventat ndërkombëtarë kompensimin e grevistëve sa janë në grevë do të duhej ta bënin sindikatat.

Ai shton se kjo është praktikë edhe në vendet e tjera të botës.

“Përderisa e drejta e grevës është e garantuar, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin për aq kohë sa është në grevë, grevistët të paguhen. Këtë shembull e ndjekin edhe shtete e tjera. Sindikata i kompenson për greva. I gjithë stafi që është në grevë nuk do të paguhet, për ditën në grevë i paguan sindikatat”, tha Murati në këtë konferencë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera