Lajme

Ministri Krasniqi ia mësyen Veriut, viziton banorët e fshatrave

Autori: Gazeta inFokus 18:51 | 30 May 2022

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka shkuar në veri të vendit, ku ka takuar banorët e fshatrave.

Krasniqi njofton se me me banorët e këtyre zonave kanë diskutuar për sfidat e tyre dhe mundësitë për përkrahje dhe zhvillim.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Vizita në teren në çdo cep të Republikës së Kosovës.

Sot kam vizituar Komunën e Leposaviqit, gjegjësisht Cerrajën, Bistricën dhe Kushtovën si dhe Zyrën për Komunitete, për të diskutuar me banorët e këtyre zonave për sfidat e tyre dhe mundësitë për përkrahje dhe zhvillim.

MAPL, do të vazhdojë të mbështes projekte komunale në të mirë të qytetarëve, duke pas për qëllim përmirësimin e kushteve të qytetarëve pa dallim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera