Lajme

Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 29 March 2024

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Siç njofton Ambasada e Italisë në vendin tonë, në agjendë ministri italian ka një takim me homologun e tij kosovar, Ejup Maqedonci, sikurse edhe një takim me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

“Avioni me ministrin italian të Mbrojtjes, Guido Crosetto, sapo është ulur në Prishtinë. Në rend dite janë bisedimet me homologun e tij kosovar Ejup Maqedonci dhe me komandantin e KFOR-it Ozkan Ulutash. Në bazën e NATO-s në Film City, ai do të përshëndesë kontingjentin italian të dislokuar në Kosovë”, u tha në këtë njoftim, raporton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Për ardhjen e të parit të Mbrojtjes të Italisë, njoftoi vetë ministria mëngjesin e sotëm, duke mos dhënë detaje për agjendën e tij, përpos njoftimit se Crosetto do të qëndrojë me ushtarët italianë në KFOR për të Premten e Madhe.

Ministri Crosetto ka vizituar Kosovën edhe në nëntorin e vitit 2022, i cili po e shoqëronte zëvendëskryeministrin italian, Antonio Tajanin.

E Premtja e Madhe e Pashkëve, apo Dita e dytë e Treditëshit të Pashkëve, është festë krishtere që kremton Liturgjinë e mundimeve e të vdekjes së Jezu Krishtit mbi Kryq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera