Lajme

Ministri i Labit merr meritat për aksionin në Karaçevë: U planifikua në kohën time

Autori: Gazeta inFokus 12:37 | 22 September 2020

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa po thotë që aksioni i zhvilluar në Karaçevë kundër kazinove ilegale, u përgatitë sa ishte ai ministër.

Ish-ministri ferizajas Mustafa po thotë që aksioni në fjalë ishte i planifikuardiku në tetor ose nëntor, shkruan Gazeta INfokus.

“Aksioni ka qenë i planifikuar, fatmirësisht ka kaluar shumë mirë”, ka  thënë Mustafa.

-Advertisement-

“Ka filluar që një vit, ka qenë i planifikuar diku në tetor ose në nëntor”.

Mustafa ka thënë që ky aksion ka kaluar me sukses pasi asnjë polic nuk është lënduar

“Për mua kanë qenë prioritet jetët e zyrtarëve policorë që të mos ketë humbje të jetëve të zyrtarëve policorë”, ka thënë ai.

Gjykata të hënë ka marrë vendim për 30 të arrestuar ku u ka caktuar masën e paraburgimit për 30 ditë, nga ta 12 janë zyrtarë policorë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera