Lajme

Ministri i Jashtëm grek-homologut turk: Mos prisni një tërmet për të përmirësuar marrëdhëniet tona

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 12 February 2023

Dy homologët, Nikos Dendias dhe Mevlut Çavusoglu nga Turqia jugore dhanë deklarata të përbashkëta pak më parë, pas vëzhgimeve në zonat e prekura nga tërmeti 7.8 Rihter, i cili ndodhi të hënën e kaluar.

“Marrëdhëniet e mira fqinjësore shihen në kohë të tilla të vështira,” tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu gjatë fjalimit të tij të përbashkët me homologun Nikos Dendias.Më kontretisht, Çavusoglu u shpreh: “Përshëndes mikun tim të nderuar Nikos Dendias, Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe dua ta falënderoj personalisht për vizitën e tij në vendin tonë. Prania e sotme e zotit Dendias tregon mbështetjen dhe solidaritetin e popullit grek ndaj turqve. Greqia ishte një nga vendet e para që kontaktoi autoritetet turke menjëherë pas tërmetit për të shprehur mbështetjen e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë autoritetet greke deklaruan se janë të gatshme për të ndihmuar.Greqia dërgoi menjëherë ekuipazhet e shpëtimit dhe avionët për të ofruar ndihmë në zonat e prekura nga tërmeti. Po ashtu edhe një miku ynë tjetër nga Greqia, z.Stylianidis, erdhi me aeroplan dhe vizitoi zonën tonë”.

Ndërsa Dendias theksoi: “Ne nuk duhet të presim një tërmet për të përmirësuar marrëdhëniet tona”./abcnews.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera