Ministri Hoti u bën thirrje qytetarëve të përfitojnë nga Ligji për faljen e borxheve
Autori: Gazeta inFokus
15:54 | 04 May 2017
Në kuadër të promovimit të Ligjit për faljen e borxheve publike dhe për të njoftuar për së afërmi për ecurinë e implementimit të Ligjit për faljen e borxheve publike nëpër institucionet publike, si dhe për sensibilizimin e qytetarëve për të përfituar nga falja e borxheve, ministri i Financave Avdullah Hoti sot ka vizituar drejtorinë e kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” dhe drejtorinë e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ku është pritur në takime të ndara nga kryeshefi ekzekutiv i kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Ilir Abdullahu, si dhe drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës Arben Gjukaj.
Ministri Avdullah Hoti u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët akoma nuk e kanë shfrytëzuar këtë mundësi të vizitojnë institucionet ndaj të cilave kanë detyrime të papaguara dhe në përputhje me Ligjin për faljen e borxheve, të aplikojnë dhe të zhvillojnë procedurat brenda afatit ligjor, në mënyrë që të mund të realizojnë të drejtat e tyre dhe të përfitojnë nga falja e borxheve deri më 1 shtator 2017.
Ai gjithashtu bëri të ditur se “me qëllim të koordinimit të mirë të procesit të faljes së borxheve, si ministër i Financave më 3 shkurt 2017 kam themeluar Komisionin Koordinues Ndërinstitucional të Faljes së Borxheve. Komisioni i themeluar po ofron në vazhdimësi përkrahje teknike, procedurale dhe ligjore për të gjitha Institucionet Shtetërore dhe Ndërmarrjet Publike për të garantuar kështu mbarëvajtjen e procesit në tërësi”.
“Në zbatim të detyrimeve, po merren të gjitha masat e nevojshme nga Institucionet Shtetërore dhe Ndërmarrjet Publike dhe brenda afateve po punohet për të identifikuar, freskuar dhe përgatitur listat e të gjithë personave, të cilët duke iu nënshtruar dispozitave të ligjit, mund të përfitojnë nga falja e borxheve publike”, shtoi Ministri Hoti.
Përmes njoftimit për media bëhet e ditur se ministri Hoti i përgëzoj të gjitha institucionet e përfshira në këtë proces për të gjitha angazhimet dhe përpjekjet e tyre të deritanishme dhe në të njëjtën kohë i inkurajoj që edhe më tutje të vazhdohet me zbatimin e procedurave të duhura për të përmbushur detyrimet të cilat burojnë nga ligji.
Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” Ilir Abdullahu, gjatë takimit me ministrin Avdullah Hoti, duke e informuar atë dhe Komisionin për faljen e borxheve për zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, falënderoi Qeverinë e Republikës së Kosovës për bashkëpunimin e mirë, ndërsa sa i përket shlyerjes së borxheve të konsumatorëve tha se edhe më tutje mbetet një numër i madh i konsumatorëve që akoma nuk e kanë shfrytëzuar mundësinë që ofron Ligji për faljen e borxheve publike.
Ai gjithashtu ju bëri thirrje të gjithë konsumatorëve që gjatë muajve në vazhdim të shfrytëzojnë mundësinë që ju jep Ligji për faljen e borxheve publike.
Ndërsa, gjatë vizitës së ministrit Avdullah Hoti në KEK, drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës Arben Gjukaj, e informoi Ministrin dhe Komisionin për faljen e borxheve për ecurinë e deritanishme sa i përket faljes së borxheve publike, por edhe për gjendjen e minierës dhe funksionimin e dy termocentraleve.
Ai bëri të ditur se “Me Ligjin për falje të borxheve janë trajtuar gjithsejtë: 238,682 përfitues potencial, ku deri më tani kanë përfituar 117,500 konsumator. Nga vlera totale e paraparë për falje 262 milionë deri më tani janë falur 101 milionë (40%), përderisa nga vlera 96 milionë e parashikuar për tu inkasuar deri me tani janë arritur marrëveshje për 14 milionë euro” ka thënë Gjukaj.
Drejtori menaxhues në KEK Arben Gjukaj, duke falënderuar Ministrin Hoti për përkrahjen e tij të zakonshme edhe njëherë shfrytëzoi rastin që tu bëjë thirrje të gjithë konsumatorëve të KEK-ut ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre që u jep Ligji për faljen e borxheve”

T� tjera
-
Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht
Debati për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe në Maqedonin...
-
16 persona humbin jetën pas një incidenti në një fabrikë në Turqi
Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur pas një ...
-
Bajrami: Importi i energjisë ndikon në faturat e qytetarëve, eksporti nuk ua ul ato
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me importin e energjis...
-
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga njësia kundër terrorizmit e Kroacisë
Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar një trajnim ...
-
Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në Paris nga presidenti i S...
-
Nagavci dhe ambasadori hungarez diskutojnë për bashkëpunim
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka pri...
-
Vizita e udhëheqësve të Listës së Studentëve në Kosovë, një ditë pas paralajmërimit skandaloz të Rashiqit, Aleanca kërkon sqarime nga Qeveria
Zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka reaguar pas vizitës në Kosovë të ...
-
Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
Siguria rrugore vazhdon të mbetet shqetësim, pasi vetëm gjatë periudhës janar...
-
Rama jep shenja se mund të tërhiqet nga projekti i Ulpianës: Nëse s’duan banorët, ne tërhiqemi!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka sqaruar banorët e Ulpianës lidhur me...
-
Presidentja Justina Shiroka Pula viziton Kombëtaren e Kosovës
Në ditët para paraqitjes së Kosovës ndaj ndeshjeve në Ligën e Kombeve, presid...
-
Shpallja e procesit të gradimit për gradën Rreshter, Sveçla inkurajon gratë dhe vajzat që të aplikojnë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka mirëpritur shpalljen e proc...
-
Baton Haxhiu promovon dy libra “Kosova: Historia që zhbëri Jugosllavinë” dhe “Brenda Luftës”
Gazetari dhe publicisti Baton Haxhiu do të promovojë dy librat e tij, “Kosova...

































