Ministri Hamza zgjidh problemin shumëvjeçar të Bizneseve
Autori: Gazeta inFokus
16:50 | 19 December 2018
Ministri i financave, Bedri Hamza ka marrë vendimin për themelimin e bordit të ankesave.
Ky bord do të zgjidhë ankesat e bizneseve ndaj vendimeve të doganës dhe administratës tatimore të Kosovës.
Sipas kësaj ministrie, bizneset deri më sot kanë pritur me vite për zgjidhjen e ankesave nga ana e Divizionit fiskal pranë Gjykatës themelore në Prishtinë.
Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Administratën Tatimore të Kosovës dhe procedurat, ankesa e biznesit do të zgjidhet brenda 30 ditësh.
Në ministri thonë se biznesi jo vetëm që fiton kohë për zgjidhjen e ankesave, por gjithashtu ankesat e biznesit do të trajtohen nga anëtarët profesional të Bordit të Ankesave, të cilët do të vendosin në panel. Kjo mënyrë e re e vendimmarrjes e bënë më transparente dhe më të avancuar mënyrën e vendimmarrjes për ankesat e biznesit, si dhe rritë kualitetin profesional të vendimmarrjes.
Themelimi i Bordit të Ankesave, ka qenë kërkesë e kahershme e komunitetit të biznesit, për gjetur një zgjidhje të ankesave të biznesit në afat sa më të shkurtë, dhe jo siç ka qenë deri më tani që janë detyruar që të presin me vite nëpër Gjykata për zgjidhjen e ankesave të tyre.
Ministria e financave mburret se ministri Hamza po e përmbyll ciklin e reformave fiskale për vitin 2018, si një ndër vitet më të suksesshëm.
Sipas tyre, masat që janë marrë gjatë këtij viti janë masat më të mëdha që janë marrë ndonjë herë në Kosovë, duke filluar nga lirimet nga tatimin doganore për lëndën e parë, gjysmë produkti, linjat e prodhimit, pjesët rezerve dhe pajisjet e IT-së, më pas lirimi nga tatimi i akcizës për lëndët ndihmëse në procesin e prodhimit, reforma e TVSH-së, si dhe tani themelimi i Bordit të Ankesave.
Reformat në politikat fiskale, , kjo ministri premton do ti vazhdojë edhe në vitin 2019, me qëllim të krijimit të një klime të favorshme të të bërit biznes, duke e theksuar kështu rolin e biznesit në Kosovë, si bartës kyç në zhvillimin ekonomik të vendit. /Gazeta inFokus

T� tjera
-
HULUMTIM: Një pronë në Prishtinë blihet deri në 2 mijë euro për m², AKP-ja i shet me 127 e 160 euro – Si u shitën 8 prona për persona me mbiemrin Jashari
Derisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) arsyetohej se pronat po shitesh...
-
Gërvalla takoi zëvendëspresidentin e Eurojust-it: Krimit të organizuar i përgjigjemi me forcën e bashkëpunimit ndërkombëtar
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë ditës...
-
Bajrami: 250 mijë qytetarë nga Kosova kanë marrë leje qëndrim në vendet e BE për pesë vite, derisa Kurti mburret me vendet e punës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj ...
-
Nafta drejt rënies më të madhe që nga pandemia, shpresat për paqe në Lindjen e Mesme ndikojnë në treg
Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare po shënojnë një nga rëniet më të mëd...
-
Betohen policët e rinj të Kosovës, gjenerata e 63-të
Rreth 400 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës janë betuar sot gjatë cere...
-
Ramadani akuzon VV-në për bllokim të Komisionit Hetimor për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk lejuan të kërkohen dokumente nga Zyra e Kryeministrit
Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka bl...
-
Djemtë e heronjve Zymberi e Bunjaku diplomohen si policë, Kurti: Qeverinë do ta keni përherë përkrah
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ceremonisë së diplomimit kadetëve ...
-
Zgjerimi i tregut ndërkombëtar, Comodita nis dyshekë drejt Qipros (VIDEO)
Comodita Home po vazhdon të zgjerojë prezencën e saj në tregjet ndërkombëtare...
-
118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomi...
-
Haxhiu pret Hargreaves, flasin për ‘‘prioritetet legjislative’’ të Kuvendit dhe projektligjet që ndërlidhen me Planin e Rritjes
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në ...
-
Një minutë heshtje në nderim të zyrtarëve policorë të rënë në detyrë
Në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve të Policisë së ...
-
Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës
Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zy...
































