Lajme

Ministri Damka priti delegacionin e MTI-së nga Turqia, të gatshëm për bashkëpunime

Autori: Gazeta inFokus 19:58 | 20 September 2022

Ministri i Zhvillimit Rajonal Fikrim Damka, sot priti në takim delegacionin nga Turqia nga Ministria e Teknologjisë dhe Industrisë të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Stimujve për Kërkim dhe Zhvillim, Muhammet Bilal MACİT.

Ministri njoftoj zyrtarët e lartë të MTI nga Turqia lidhur me objektivat dhe punën e MZHR-së ku edhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim.

Zv.Ministrin Dobruna së bashku me zv.Sekretarin e Përgjithshëm, Kamberaj, këshilltarin e lartë të ministrit, Bunjaku dhe drejtorët e departamenteve të MZHR-së pritën në takim delegacionin nga Turqia për të diskutuar mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, të dyja palët u dakorduan që të përgadisin termat e një marrëveshje të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e zhvillimit rajonal.

-Advertisement-

Takimi u pasua me një vizitë në ICK Innovation Center Kosova, ku delegacioni së bashku me zyrtarët e MZHR-së u priten nga Shpend Lila Menaxher në ICK ku u njoftuan me punën e kësaj qendre innovative, aktivitetet të cilat i realizon, bashkëpunimin e gjërë me akterë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtarë si dhe procesin e zhvillimit të startup-eve, si dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim me qendra të njëjta në Turqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera