Mimoza Kusari: Të zgjidhet Presidenti, pastaj të gjithë bashkë punojmë për ligjin për Gjykatën Speciale
Autori: Gazeta inFokus
13:39 | 29 September 2026
Mimoza Kusari – Lila, kryetarja e Alternativës, partisë që është pjesë e koalicionit fitues Vetëvendosje, po apelon që partitë fillimisht të merren vesh për një emër koncensual për president, e më pas të procedohet ndryshimi I Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Ministrja aktuale e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, insiston që kjo të ndodh para 6 tetorit në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja .
“Domethënë ne duhet të kemi parasysh që në nguti dhe në këtë sistemin ndërlidhje të këtyre afateve që po duken natyrshëm të ndërlidhura, por që është shumë e rëndësishme, një gjë ta kemi të përbashkët. Dhe emëruesi i përbashkët duhet të jetë që të evitohen zgjedhjet. Si evitohen zgjedhjet? Që vendi duhet të ketë një president deri më 6 tetor. Për të pasur vendi një president deri më 6 tetor, e para dhe më e rëndësishmja është që partitë të kenë një konsensus për një kandidat konsensual dhe pastaj të gjitha bashkë në punën e përbashkët të kujdesshme, të rëndësishme për ligjin për Dhomat e Specializuara, në mbështetjen e ekipit… për ekipeve mbrojtëse për apelin”, tha ajo.
Ajo tha se lënda për krerët e UÇK-së duhet të dorëzohet sa më shpejtë, meqë afatet janë shumë të shkurta.
”Mos të harrojmë afati për të apeluar aktgjykimin e tmerrshëm të Dhomave të Specializuara të Hagës është 30 ditë pas prezantimit apo publikimit, në fakt ende s’është publikuar në tërësi, por vetëm njoftimi për verdiktin. Dhe 30-ditëshi përkundrejt 6 tetorit që është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, 30-ditëshi për dorëzimin e apelit është 16 tetori, pas të cilit janë edhe 60 ditë të tjera për t’u targetuar në tërësi lënda e prezantuar, që i bie mbas 10 dhjetorit”, tha Kusari-Lila.
Sa i përket takimeve të partive për presidentin, ministrja potencoi se ka vullnet për arritjen e një koncensusi, si mundësi e vetme për zgjedhje e të parit të vendit, para 6 tetorit.
“Vullneti ka qenë, është dhe do të jetë edhe në të ardhmen, përveçse me takime me vendime të përbashkëta nuk ka zgjidhje tjetër. Domethënë nuk ka mundësi tjetër të arritjes së pajtueshmërisë përveçse në takime të përbashkëta në mes të liderëve politikë. Dhe prandaj edhe kjo periudhë kohore është shumë e rëndësishme. Nëse asgjë tjetër, deri më 6 duhet të ketë dakordim për presidentin, dakordim për vendimet dhe hapat e radhës për miratimin e projektligjit dhe natyrisht edhe koordinimin për asistencën për ekipet mbrojtëse në Hagë”, theksoi ajo.

T� tjera
-
Ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë, nis greva në Infrakos
Qarkullimi i trenave në Kosovë pritet të ndërpritet sot, më 9 nëntor, për shk...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lid...
-
Zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Sinani: Lista jonë mori 10 nga 29 mandatet
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka reaguar pas përfundimit të procesit z...
-
Reuters raporton se sulmuesi nga Krakovi i cili vrau gjashtë persona, ka vdekur
Sulmuesi 24-vjeçar, i cili vrau gjashtë persona në Krakov të shtunën, ka vdek...
-
Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani
Një ndër institucionet për të cilat ishte ankuar sa ishte gjallë Arlinda Zeka...
-
534 mjekë të papunë në Kosovë e 611 të tjerë të sistemuar në Gjermani
Pavarësisht se gjatë këtij viti në Kosovë janë licencuar mbi një mijë mjekë, ...
-
“Krim kundër Ulpianës”, Drita Hajdari kritikon ashpër Përparim Ramën
Ish-prokurorja Drita Hajdari ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryetarit të ...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, planifikohet interpelanca me ministrin Vitia në seancën e radhës
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër me ç’rast ka...
-
Sulm me dron në Irak: Ndërpritet prodhimi në fushën e gazit Khor Mor
Një sulm me dron ka ndërprerë prodhimin në fushën e gazit Khor Mor, në rajoni...
-
39-vjeçari gjobitet me 500 euro për ndezjen e mbeturinave në Mirosalë të Ferizajt
Një 39-vjeçar është gjobitur me 500 euro pasi kishte ndezur mbeturina në fsha...
-
Koalicioni Shqiptar merr 10 mandate në Këshillin Kombëtar Shqiptar, Kamberi: Dolëm të parët
Koalicioni Shqiptar, i udhëhequr nga Enkel Rexhepi, ka dalë i pari në zgjedhj...
-
224 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes, 122 milionë për investime kapitale
Ndërrojmë temë të informacionit. Nga mbi 224 milionë euro të parapara për Min...


































