Rozë

Milaim Zeka premton se s’do të shajë më

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 24 November 2020

Gazetari Milaim Zeka ka premtuar se s’do të shajë më nëpër emisione televizive.

Një premtim të tillë, Zeka e ka dhënë pasi gruaja e tij, Edlira Qefalia tha se ky është defekti më i madh i tij, shkruan Express.

“Në raportin tonë, çfarë është një gjë që duhet ta përmirësoj. Çfarë defekti kam në mesin e shumë defekteve”, ishte pyetja e Zekës për bashkëshorten.

-Advertisement-

E përgjigja e saj ishte “fjalët me pullë të kuqe”.

“Fjalët me pullë të kuqe, ta kam thënë. Je brilian në histori, je briliant në fjalim e në mesazhin që përçon. Atë fjalën me pullë të kuqe të mos e përdorje, do të ishe mbinjeri”, tha Edlira.

Pas kësaj përgjigje, Zeka tha se nuk do të shajë më.

“Po të premtoj që s’kam me sha më mbas këtij emisioni”, tha Zeka.

“Veç kush e lyp”, ia ktheu më pas Edlira.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera