Mijëra euro dhe profile të rreme: Strategjia e shtrenjtë e Lumir Abdixhikut për të rritur ndjekësit në Facebook

Autori: Gazeta inFokus
14:06 | 28 December 2024
Mbi 14 mijë euro i ka investuar në sponzorizime vetëm në profilin e tij në Facebook, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Madje, për një postim të vetëm ka paguar deri në një mijë euro.
Gazetari Shkëlzen Dakaj ua ka bërë një analizë gjithë këtyre postimeve në të cilat kandidati i LDK-së për kryeministër po paguan para të mëdha.
Dakaj ka treguar se si Abdixhiku i ka sponzorizuar me para të gjitha 71 postimet e tij të fundit. Në secilën nga to janë paguar prej 100 e deri në një mijë euro.
“Me 1,000 euro e paska përshëndetur muzikën e Markut te Facebookut në postimin e poezisë: “Bëhu ndryshimi, bëhu shpresë e madhe, bëhu ëndërr nane, bëhu vendi që lulëzon…”Me 900 euro i paska përshëndetur orkestrën e Markut në postimin: “Këto janë projektet tona në infrastrukturë dhe energji”. Me 900 euro e paska përshëndet elektoratin në postimin: “4 vjet, 2 kilometra rrugë. Mos ja bë vetes rrafsh, bëhu ndryshimi.” Me 800 euro në FB gjithashtu i paska përshëndetur fansat kinezë me postimin: “Mos ja bë vetes rrafsh, jemi të fundit në arsim.”, ka treguar Dakaj.
Me 800 euro, Abdixhiku ka sponzorizuar edhe postime të tjera.
Mirëpo, kjo nuk është mënyra e vetme përmes së cilës Abdixhiku po tenton që ta rrisë përkrahjen online.
Abdixhiku bashkë me aktivistë të LDK-së kanë krijuar qindra profile të rreme në Facebook, përmes së cilave po i rrisin pëlqimet, komentet e shpërndarjet.
Doni Preniqi, Enver Smakiqi, Ari Kusari, Smail Sopjani, Viktor Shala e Tahir Halili, janë vetëm disa nga profilet e rreme të krijuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës. /Gazeta Infokus
Shkrimi i plotë

Të tjera
-
Zogaj: VV-ja parti fituese por humbëse e respektit për Republikën e Kosovës
Deputeti i LDK-së Alban Zogaj, ishte i ashpër në fjalimin e tij pas dështimit...
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...